Zoe Saldana është duke promovuar filmin e saj të fundit “Guardians of the Galaxy” Vol 2, e njëkohësisht është bashkëshorte dhe nëna e tre djemve, binjakëve 2 vjeçarë Cy dhe Bowie si dhe e vogëlushit Zen.

 

 

Sa i përket binjakëve, Zoe shprehet: “Epo, ata janë dy miq të mirë, por në të njëjtën kohe janë edhe konkurentë. Zihen për të njëjtat gjëra. Ne u blejmë atyre të njëjtat lojra, por sërish duan atë lodrën që ka tjetri. Nuk e kuptoj si funksionon kështu kjo punë.”

 

 

Por teksa rriten djemtë, e ndjejnë edhe më shumë mungesën e nënës së tyre të famshme e cila herë pas here duhet të punojë. Aktorja shton: “Ndonjëherë bëhem gati për të shkuar në punë dhe ata fillojnë të mërziten, shpesh i shoh në ankth. Djemtë më thotë, jo mami, prit sa të vesh këpucët dhe të vij me ty.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *