E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit

Zjarri në fshatin Rriban të Mallakastrës është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa dhe shtrirje të madhe. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të shtuar për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Në terren janë përqendruar forcat e ndërhyrjes në dy drejtime, në Rriban dhe Lofkënd, me qëllim frenimin e avancimit të flakëve.

Reklamë

Në operacion janë angazhuar:

– 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova;
– 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës;
– 35 punonjës të forcave bashkiake;
– 2 autobote me ujë;
– si dhe pritet t’u bashkohen edhe 35–40 trupa të Forcave të Armatosura.

Reklamë

Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e vatrës dhe intensiteti i flakëve e bëjnë tepër të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore.

Për këtë arsye, vlerësohet si e domosdoshme ndërhyrja nga ajri për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë