Një zjarr i madh shpërtheu në Klickitat të Uashingtonit.

 

Një pjesë e banorëve u evakuuan. Shumë ndërtesa në zonë janë shkatërruar, ndërsa zjarri kërcënon shtëpitë, fermat, të mbjellat dhe bagëtinë, termocentralet që përdorin grupe diellore dhe turbina me erë si dhe një tubacion gazi, sipas zyrtarëve të qarkut.

 

Zjarri po lëviz drejt Rezervatit Vendas Yakama, tha Allen Leibovitz, një zëdhënës i Departamentit të Burimeve Natyrore të Shtetit të Uashingtonit, i cili foli gjatë një konference shtypi në Bickleton.

 

“Zjarri është ndezur në zona që e bëjnë ‘të vështirë” përballimin. Ne jemi në alarm të kuq. Kjo është frika më e keqe e çdo zjarrfikësi, erërat po rriten. Dhe kështu zjarri përhapet me shpejtësi të madhe”,tha Leibovitz.

 

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur./Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *