Pesë pacientë të diagnostikuar me COVID-19 kanë humbur jetën këtë të martë, pas spitali në Shën Petersburg ku ata ishin shtruar u përfshi nga flakët

Agjensitë e lajmeve ruse shkruajnë se zjarri shpërtheu në ventilatorët e spitalit për shkak të mbingarkesës.

Tashmë flakët janë vënë nën kontroll dhe 150 pacientë janë evakuuar nga spitali, ndërsa nuk është e qartë nëse ata janë lënduar. Të gjithë pacientët që vdiqën ndodheshin në kujdes intensive.

Ky ngjarje është shënuar teksa vendi po fillon të lehtësojë masat kufizuese të bllokimit kundër COVID-19. Punëtorët e ndërtimeve, bujqësisë dhe fabrikës po rifillojnë detyrat e tyre.

Rusia renditet në vend të tretë sa i përket numrit të lartë të infeksioneve të konfirmuara në të gjithë botën. Të hënën, ajo raportoi një rritje rekord ditore prej 11656 rastesh, duke e çuar numrin zyrtar në 221.344.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *