Një avion me 188 persona në bord është rrëzuar në det menjëherë pas largimit nga kryeqyteti indonezian, Xhankarta.

 

Avioni I pasagjerëve Lion Air Boeing 737 ishte duke udhëtuar nga XhAnkarta në drejtim të Ishujve Belkau të Bangkas.

 

Sipas të dhënave zyrtare, në bord ishin duke udhëtuar 178 të rritur, një fëmijë dhe dy foshnja, përfshirë edhe dy pilotët e pesë anëtarët e ekuipazhit

 

Mësohet se kontakti me aeroplan humbi 13 minuta pas ngritjes së tij.

 

Shkaqet e rrëzimit dhe zhdukjes së tij janë ende të paqarta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *