Subscribe

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri vlerëson si realist raportin e ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit. Një ditë pas publikimit, kreu i institucionit që administron procesin zgjedhor, tha se KQZ gati për zbatimin e rekomandimeve të ofruara.

 

“Raporti nuk është “buqetë me lule” për asnjë nga aktorët e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk hartohet për këtë qëllim. Për të gjithë, përfshirë KQZ-në, ai është mjet pune, është udhërrëfyes. Ndaj pjesa më e rëndësishme e tij ngelen gjithmonë vërejtjet, kritikat dhe rekomandimet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i marrë ato seriozisht si çështje prioritare të agjendës së vet për të analizuar problematikën e hasur gjatë procesit zgjedhor dhe për të hartuar një paketë me propozime për zgjidhjen sa më efikase të tyre.”

 

Zguri ka qartësuar edhe vendimet e marra për reklamat e partive politike në televizionet private.

 

“Për rastet e evidentuara në raport si; KQZ nuk mori masa të qartësonte kundërshtitë (ligjore) lidhur me reklamat elektorale në median audiovizive (private)”, KQZ ka vepruar dhe do të veprojë me rigorozitet në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, në këtë kontekst, edhe pse KQZ nuk mund të sillej si instance eprore e Parlamentit, mekanizmi ligjor që lejon KQZ-në të qartësojë kundërshtitë, nuk u vu në lëvizje, pasi palët (partitë politike dhe operatorët radiotelevizivë), gjetën zgjidhje alternative.”

 

Klement Zguri tha se menjëherë pas zgjedhjeve, KQZ ka nisur punën për riaktivizimin e projektit për ngritjen e qendrës së trajnimeve, e për të krijuar radhën e administratorëve të certifikuar zgjedhorë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *