Nga Enkelejda Mema 

Mbledhja fizike e komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi. Shkak ishin deputetët demokratë të grupimit të Gazmend Bardhit dhe Sali Berishës.

Lexo edhe :

Related Posts

Si edhe në përpjekjen e parë për të mbajtur “Zgjedhoren” demokratët protestues zbatuan të njëjtin skenar, me zhurmes dhe bllokim të karrigeve ku ulen kundërshtarët socialistë.

Në sherrnajën mes shumicës socialiste dhe pjesës më të madhe të opozitës munguan mbështetësit e Lulzim Bashës. Enkelejd Alibeaj dhe Kreshnik Çolloku nuk u shfaqën në “skenë”.

Luftën e karrigeve të zëna e fituan demokratët e Gazmend Bardhit dhe Sali Berishës. Socialistët u larguan por u futën online, ku iu bashkuan edhe përfaqësuesit e Lulzim Bashës.

Bashkë ata prodhuan vendimin e parë të zgjedhores, miratimin e kalenderit të punës që parashikon që deri në fund të marsit të jenë mbyllur të gjitha diskutimet për ndryshime në kodin zgjedhor.

Pasi bashkoi votat me bashkëkryetarin demokrat Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri doli para mediave dhe  i ftoi demokratët protestues të ulen në tryezën e diskutimeve me premtimin se të gjitha propozimet e tyre do të dëgjohen dhe do të diskutohen njëjtë si me grupimet e tjera në “zgjedhore”.

“Për çështjet që ka rekomanduar ODIHR, në qoftë se vijnë me propozime normale, unë këtë do ta garntoj, pra nuk do të them meqënëse ti nuk je pjesë e këtij bashkëdrejtimi, ti ke të drejta më të pakta. Jo, të gjithë janë njësoj. Unë personalisht do të bëjë gjithçka, në emeër të mazhorancës për ta siguruar këtë gjë”, tha Gjiknuri.

“Ne presim që mzhoranca të lerë lojën që bën me segmente të vogla. Shqipëria nuk ka nevojë për politikë të njëanshmë që mbështetet në paterica, krijohen mazhoranca fallco në parlament. Edi Rama e ka deklaruar qartë, do të kërkojë një shumicë numerike”, tha Bylykbashi.

Ajo të cilën Damian Gjiknuri nuk mori përsipër të zgjidhte ishte pranimi i kërkesës së opozitës për të zëvendësuar bashkëkryetarin Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin, për aq kohë sa ajo kërkohet nga shumica e deputetëve demokratë.

“Bashkëkryetarët që mbajnë veton i takojnë partisë më të madhë në mazhorancë dhe asaj në opozitë, që është Partia Demokratike, që ne përfaqësojmë”, tha Bylykbashi.

“Nuk e zgjidh dot këtë çështje. E vetmja gjë në kushtet e konfliktit me njëri tjetrin, është që ti trajtojë ata njësoj, do të thotë që për mua janë të gjithë bashkëkryetar. Bashkëkryetari ka vlerë vetëm për veto, unë po e them që tani, nuk dua të vë veto për asgjë. Jam i zhveshur nga bashkëkryetar”, tha Gjiknuri.

Zhvillimi online apo fizikisht i “Zgjedhores” do të varet nga vendimi që do të marrë Kuvendi, pas depozimit të kërkesës së dytë të grupimit Bardhi-Berisha. Ata kërkojnë heqjen e Enkelejd Alibeaj dhe uljen në karrigen e bashkëkryetarit të Oerd Bylykbashit, që për ta përfaqëson vullnetin dhe besimin e shumicës së deputetëve demokratë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *