Subscribe

Katër ditë para zgjedhjeve, Partia Demokratike e Socialistëve në Malin e Zi nën drejtimin e Milo Gjukanoviç, ka marrë edhe mbështjen e kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një videoje të publikuar në Twitter, Rama përshëndet në anglisht të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe i fton ata që në 30 gusht, të votojnë partinë e Djukanovic.   

Më pas kryeministri, u drejtohet qytetarëve në gjuhën serbe, duke nënvizuar sloganin e partisë së Gjukanovic:


EDI RAMA


KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Me vendosmëri për Malin e Zi! Nuk ka kohë për eksperimente që mund të sjellin pasiguri dhe të panjohura për Malin e Zi dhe zhgënjim për ju. Duhet të qëndroni fuqishëm pas Milo Djukanoviç më 30 Gusht dhe të vijoni punën e tij që e ka bërë Malin e Zi një yll të shndritshëm në rajonin tonë si shtet krenar i NATO-s”

Kryeministri e mbyll mesazhin e tij në gjuhën Shqipe, duke thënë “Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi në cdo hap!

Ndryshe nga Kryeministri Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka bërë thirrje shqiptarëve në Malin e Zi të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës.

Gjukanovic po përballet me partitë opozitare të mbështetura edhe nga Kisha Ortodokse Serbe. Ndërsa shqiptarët, në vitimet parlamentare të 30 gushtit, do të dalin me 2 lista zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *