Kryetari i LVV-së njëheri edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë para mediave pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 17 tetorit ku duket se partia e tij deri më tani nuk ka arritur të sigurojë fitore.

Kurti në deklaratën e tij tha se zgjedhjet e së dielës ishin të lira, demokratike dhe të hapura. Ai tha se janë të kënaqur që kanë shkuar në balotazh në shumicën e komunave dhe synon që të fitojnë në këtë garë.

“Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë. Jam i etur të punoj e bashkëpunoj me secilën komunë që vlerat tona të arrijnë në cdo lagje e secilën shtëpi. Do të punoj me secilin kryetar komune… Urime të gjithë kandidatëve, kjo është festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim. Kandidatët e LVV-së do të jenë të angazhuar për secilën votë”, është shprehur Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *