Ministri i Shtetit për Diasporën dhe një nga figurat kryesore të socialistëve, Pandeli Majko votoi para pak çastesh në qendrën e tij të votimit në Liceun Artistik “Jordan Misja”.
Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës, ai vlerësoi procesin e qetë të votimit, ndërsa theksoi faktin se deri më tani ka një pjesëmarrje të madhe votuesish.
“Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”.
Ndër të tjera ministri Majko është shprehur se pas votimeve palët duhet të ulen përballë njëra – tjetrës për të biseduar dhe për të nisur një mënyrë tjetër të vepruari.
“Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”.





