Socialistët qeverisës të Spanjës fituan zgjedhjet e treta të vendit në katër vjet, por jo shumicën parlamentare.

 

Partia e kryeministrit Pedro Sánchez arriti të merrte 29% të votave ndërsa i duhet aleanca me të majtën e Podemos dhe partitë rajonale ose me partitë e qendrës për të formuar qeverinë.

 

Ndërkohë për herë të parë që pas rënies së pushtetit ushtarak në vitet 1970, një parti e ekstremit te djathtë do të hyjë në Parlamentin spanjoll.

 

Vox arriti të merrte 10.3% të votave ndërsa në programin e saj kundërshton multikulturalizmin, migrimin e pakufizuar, dhe atë që e quan “feminizëm radikal”.

 

Pjesëmarrja e votuesve në Spanjë ishte 75.8%, më e madhja për disa vite dhe 9% më e lartë se zgjedhjet e mëparshme në 2016.

 

Në fjalimin e tij të fitores, Sánchez tha se sfidat e mëdha të partisë ishin të luftonin pabarazinë, të avanconin bashkëjetesën dhe të ndalonin korrupsionin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *