Këshilli i Evropës ka lëshuar disa kritika për zgjedhjet e shumëdebatuara të 30-qershorit. Në datat 4-6 shkurt një delegacion i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KiE zhvilluan takime në Tiranë për këtë çështje, për të hartuar më pas një raport. Në përfundim të misionit, KiE u shpreh se ky proces zgjedhor uli besimin e qytetarëve tek institucionet.

 

“Nuk ka funksionim të demokracisë në nivel shtetëror pa pluralizëm në nivel lokal. Kongresi do ë vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të konsoliduar vetë-qeverisjen territoriale. Forcimi i diskutimit mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore dhe lufta ndaj korrupsionit, janë të një rëndësie të veçantë për Kongresi në këtë aspekt”, tha Adners Knape, një nga anëtarët e delegacionit.

 

Ndërsa presidenti i Dhomës Rajonale në Kongres, Gunn-Marit Helgesen bëri apel për qeverinë dhe opozitën që të mos rrinë indiferente ndaj kësaj situate.

 

“Fatkeqësisht, zgjedhjet e vitit 2019 nuk ishin promotore për forcimin e demokracisë vendore në Shqipëri, por çuan në një situatë me më pak pluralizëm në bashkitë e vendit, duke bërë që të bjerë akoma më shumë besimi i qytetarëve kundrejt institucioneve të vendit. Opozita dhe qeveria nuk duhet të qëndrojë indiferente kundrejt një situate të tillë dhe duhet të veprojnë në një mënyrë të përgjegjshme, sipas rolit të tyre në një proces demokratik, në mënyrë që të sigurohen zgjedhje pluraliste për votuesit, si në nivel vendor ashtu edhe qendror.”

 

Raporti do të prezantohet në tetor, në një seancë plenare në Strasburg dhe do të hedhë dritë mbi implementimin e ligjshmërisë nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *