Zgjedhjet e 25 prillit/ OSBE hap aplikimet për vëzhgues

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka njoftuar se zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR.
Pas një ftese zyrtare për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ODIHR po përgatitet të vendosë një Aktivitet Vëzhgimi Zgjedhor për këto zgjedhje. Në këtë drejtim, ODIHR po kërkon të rekrutojë staf ndihmës. Përmes një postimi në “Twitter”, OSBE iu bën thirrje për aplikim të gjithë qytetarëve që kanë dëshirë të bëhen pjesë e stafit.
“Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR-it. Aplikoni për t’u bërë pjesë e stafit mbështetës të tij! Pozicionet e lira dhe mënyrën e aplikimit i gjeni në linkun e mëposhtëm. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të funksionojnë në mënyë të pavarur, sipas mandateve të tyre specifike”, shkruhet në njoftimin e OSBE.
🗳️The @osce_odihr is recruiting local support staff for the Election Observation Mission that will observe 25 April general elections in #Albania.https://t.co/MoVk78DMl8
Reklamë*The ODIHR Mission and the OSCE Presence in #Albania will operate separately under their specific mandates.
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) February 25, 2021




