Pas takimit që zhvilloi me kryesuesen e delegacionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, Urszula Gace, Taulant Balla u shpreh se synimi i PS është që të ketë sa më pak fletë votimi të pavlefshme në ditën e votimit, më 25 prill.

Në një prononcim për mediat, Balla e cilësoi një model perfekt fletën e votimit në zgjedhjet e Kosovës.

Sa i përket votës së emigrantëve, numri dy i socialistëve fajësoi PD dhe LSI-në.

“Modeli i fletës së votimit në Kosovë, një model perfekt. Fleta e votimit duhet të jetë e tillë që kapet ose skanohet në aparaturën e posaçme të numërimit. Një fletë e madhe votimi bën që partitë e vogla që nuk kanë numërues, të kenë vështirësi në ndjekjen e procesit të numërimit. PD dhe LSI penguin votën e emigrantëve. Ne bëmë gjithçka që shqiptarët jashtë vendit të votonin në zgjedhjet e 25 prillit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *