Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Zgjedhjet 2025/ Politologu: Shumica e demokratëve kërkojnë dorëheqjen e Berishës, ja pasojat e humbjes së thellë

22 Maj 19:53

Politologu Ermal Hasimja komentoi situatën në partitë politike pas zgjedhjeve të 11 majit, ku triumfuese doli PS me 83 mandate dhe PD-ASHM me 50 mandate.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, Hasimja u shpreh se shumica e demokratëve janë të zhgënjyer dhe kërkojnë dorëheqjen e Berishës.

Sa i përket deklaratave të Berishës për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, politologu deklaroi se ato janë krejtësisht të parealizueshme.

Politologu Ermal Hasimja nënvizoi se me rezultatin e zgjedhjeve dhe moslargimit të Berishës, PD do të jetë më pak e besueshme, duke shtuar se, nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim i madh, Partia Demokratike do të dobësohet edhe më tepër.

Intervista e plotë:

Berisha kërkoi sot qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, duke pretenduar se votat janë vjedhur nga Rama. Si e shikoni ju strategjinë që po ndjek PD pas humbjes?

Hasimja: Po kërkon të bëjë dy gjëra, mesa duket. E para, të vendosë një lloj fature përgjegjësie ose faji mbi shumicën qeverisëse për zgjedhjet, dhe e dyta, synon të shmangë përgjegjësinë e vetë, personalisht, për rezultatin e zgjedhjeve. Ndërsa sa i përket pastaj zgjedhjeve të reja dhe qeverisë teknike, kjo duket krejtësisht e parealizueshme. Sot, përveç PD-së, vështirë se dikush tjetër e pranon idenë se zgjedhjet u manipuluan ose u prekën deri në atë pikë sa të ndikonin thellësisht në rezultat. Vështirë që edhe opinioni publik ta pranojë se Partia Demokratike do t’i kishte fituar këto zgjedhje.

Të gjithë pranojnë se PD duhet të bëjë analizë për rezultatin, por shumë kërkojnë që kjo të bëhet më vonë. Sipas jush, kur duhet të ndodhë ky proces?

Hasimja: Zërat që kërkojnë analizë, në fakt kërkojnë vetëm një gjë, një eufemizëm për të thënë “dorëheqje e Berishës” dhe pastaj ndryshimi i lidershipit të PD-së. Kjo kërkohet realisht, sepse analizë të madhe s’ka për t’u bërë. PD ka humbur zgjedhjet, s’është hera e parë dhe vjen pas disa disfatash. Gjithmonë pretendohet e njëjta gjë, që votat janë vjedhur, janë manipuluar. Megjithatë, kjo është çështje e demokratëve në vetvete. Çfarë do të ndodhë tani e tutje? Me shumë gjasa, asgjë. Berisha e ka pushtetin e konsoliduar brenda PD-së. Blloku qendror i PD-së do të qëndrojë aty me Berishën në krye.

Berisha e bëri të qartë se nuk do ta zbatojë “nenin Basha” për largimin pas humbjes. Çfarë pasojash mund të ketë kjo për të ardhmen e PD-së?

Hasimja: Partia Demokratike është më pak e besueshme se më përpara. Një pjesë shumice e demokratëve janë të zhgënjyer dhe janë gjithashtu kundër qëndrimit të Berishës në krye të PD-së. E jo vetëm kaq, ka edhe kërkesa për ndryshim të stilit, imazhit dhe filozofisë së partisë. Dalja e partive të reja, sidomos partia “Mundësia”, do të ushtrojë një lloj graviteti mbi radhët e PD-së. Ka disa lëvizje dhe vetëlëvizje me prirje shkërmuese, demoralizuese brenda Partisë Demokratike, si edhe forca të jashtme me efekt gravitacional që mund të vijnë nga partitë e reja. Nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim i madh, vështirë që PD të mund të forcohet në vitet në vijim. Me shumë gjasa, Partia Demokratike mund të dobësohet edhe më tepër.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Berisha PD Politolog Vizion Plus zgjedhjet 2025

Nga e njëjta kategori

Me djegie të rënda në trup dhe fraktura të shumta, ja si paraqitet gjendja e të lënduarve në hotelin e Vlorës

më shumë...

Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në Lungomare, 5 prej të lënduarve nisen drejt Tiranës, 1 vajzë në gjendje të rëndë

më shumë...

Dashuria dhe karriera, horoskopi për ditën e sotme, 16 Gusht 2026

më shumë...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:06

Me djegie të rënda në trup dhe...

9:58

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

9:23

Flakët përpinë lokalin dhe hotelin në Vlorë,...

9:09

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi...

8:54

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin...

8:39

Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri...

8:35

E diela me mot të kthjellët, reshje...

8:17

Përfshihet nga flakët hoteli në Lungomare, disa...

8:10

Dashuria dhe karriera, horoskopi për ditën e...

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.