Katalonja voton sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme rajonale të thirrura nga Spanja për fatin e rajonit, pas referendumit të 1 tetorit për ndarjen e Barcelonës.
Vëzhguesit ndërkombëtarë po ndjekin nga afër votimet, pasi partitë që dëshirojnë një Katalonje të pavarur, përballen me ata që duan një rajon si pjesë gjysmë-autonome të Spanjës.
Sipas mediave vendase, rezultatet pritet të jetë të ngushta.
E përditshme spanjolle “El Pais” shkruan se një milion votues të pavendosur, do të shprehin fjalën e tyre të fundit për të ardhmen e rajonit.
Një ditë më parë, mbështetësit dhe kundërshtarët e pavarësisë së Katalonjës bënë përpjekjet e tyre të fundit për të ndikuar te votuesit.
Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, zgjodhi të bëjë fushatë nga Brukseli. Edhe ata që janë pro stabilizimit të Katalonjës dhe për rritjen e marrëdhënieve me Spanjën, bënë thirrje rreth ndarjes nga Madridi.
Referendumi i 1 tetorit nxiti një zinxhir ngjarjesh në Katalonjë, pas shpalljes së pavarësisë nga ish-lideri katalanas Piudgemont, gjë e cila e detyroi Madridin të jepte vendimin për shkarkimin e qeverisë së rajonit.