E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

ZGJEDHJE/ Disa komisionerë nuk paraqiten, probleme me identifikimin elektronik

Procesi zgjedhor në rrethe ka hasur në disa probleme të vogla. Në Devoll, disa komisionerë nuk janë paraqitur në sekondat e fundit dhe po zëvendësohen. Ata janë komisionerë nga të tri partitë kryesore garuese.

 

Po ashtu, ka patur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik, konkretisht në Këlcyrë në gjashtë qendra votimi, në Libohovë, në Memaliaj, në Berat në KZAZ 65. Gjithashtu, në Lazarat në dy qendra është jashtë funksionit pajisja, në Gjirokastër gjashtë qendra votimit nuk janë hapur ende për shkak të problemeve me pajisjen.

 

Reklamë

Procesi i votimit ka nisur edhe në Qarkun Dibër, ku po ashtu janë hasur vështirësi e probleme me lexuesit e kartave. Në KZAZ 19 në Dibër në dy qendra votimi nuk ka nisur votimi për shkak se listat emërore të komisionerëve që ka KQZ për Partine Socialiste nuk korrespondojnë me personat që janë paraqitur për të kryer këtë detyrë. Sipas kryetarit të KZAZ Peshkopi, nga PS është bërë ndërrim i emrave të komisionerëve.

 

Në Bulqizë ka probleme me mungesën e operatorëve në Krastë dhe Viçisht. Në Klos ka nisur votimi në 26 qendra votimi, ndërsa në fshatin Dars ka probleme lexuesi i dokumentit biometrik. Në Mat janë hapur 50 qendra votimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë