Kreu i grupit parlamentar të PS i është përgjigjur kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj pasi ai njoftoi se ai dhe grupimi i tij i deputetëve nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare për zgjedhjen e presidentit.

 

Balla shprehet se PD po i rikthehet bojkotit të Kuvendit, duke shtuar se ai nuk sjell kurrë përfitim. Ai thekson se bojkoti është fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.

 

“PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë, – pat thënë George Bernard Shaë.
Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”, shkruan Balla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *