Subscribe

 

Policia zbardhi vrasjen e një jave më parë ku gjatë një atentati mbeti i vrarë në afërsi të spitalit të Pediatrisë Devi Kasmi.

Gjatë operacionit të koduar Enigma, në pranga ranë 4 persona mes tyre dhe ekzekutori i 41 vjecarit, Eftimiu Eftimios një ish-oficer policie nga Greqia, por i përjashtuar nga radhët ligjzbatuese, pasi ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

 

Sipas bluve kreu i grupit të strukturuar kriminal është Altin Hoxhallari, por ai mundi t’i shpëtojë prangave,  ndërsa u shpall në kërkim.

 

Vizion Plus mundi të ndiqte nga afër operacionin e policisë në periferi të Tiranës në shtëpinë 41 vjecarit Hoxhallari, e cila shërbente si bazë e grupit.

 

Në këtë shtëpi u gjet dhe arsenali i armëve.

 

Të gjithë të arrestuarit kishin role të ndryshme në grupin kriminal.

 

Sipas drejtorit të policisë Ardi Veliu, në shtëpi u gjetën  dhe dy pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e përdorur në vrasje.

Agjentët po kryejnë verifikime të tjera e kanë marrë në pyetje të arrestuarit për të zbuluar motivin e vrasjes së Devi Kasmit. Dyshohet për një ekzekutim të porositur, por nuk përjashtohet dhe larja e hesapeve mes grupeve rivale në trafikun e drogës.

Arrestimi i vrasësve të Kasmit pritet të çlirojë ndërkohe nga akuzat Mariuo Meshinin, i cili u dyshua në fillim si bashkëpunëtor në krim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *