Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Belorta, kur një e moshuar, pasi ka zbritur nga fugoni i udhëtarëve ka kërkuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Kalim i cili ka rezultuar i rëndë për një grua të moshuar, pasi është goditur nga një mjet tip Benz i cili po vinte nga Korça në drejtim të qytetit të Bilishtit.

E moshuara është dërguar në urgjencë në Spitalin e Korçës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në mjediset e komisariatit për t’u marrë në pyetje për rrethanat e aksidentit.

Kryqëzimi i fshatit Belorta është nga kryqëzimet më të rrezikshme të këtij aksi rrugor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *