E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Zbardhen dy raste vjedhjesh në Korçë, arrestohet 18-vjeçari, në kërkim bashkëmoshatari i tij

Komisariati i Korçës ka finalizuar një operacion për kapjen e një 18-vjeçari me iniciale A.H., i cili, së bashku me një 18-vjeçar të identifikuar si E.Ll., kanë vjedhur një market në lagjen 16 të Korçës, ngjarje e ndodhur një muaj më parë.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur edhe një bar-kafe në lagjen 9 të qytetit të Korçës disa javë më parë.

Reklamë

Pas ekspertimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore, është bërë i mundur dokumentimi i dy vjedhjeve në Korçë.

Të rinjtë kanë vjedhur tek dy bizneset sasi lekësh dhe mallrash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë