Mblidhet Këshilli Special i OSBE-së në Vjenë, një takim i thirrur nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, ku fokusi do të jetë kriza bjelloruse.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim mbështet iniciativën e kreut të qeverisë, Edi Rama për ndërmjetësimin e krizës politike në Bjellorusi, për të gjetur një dialog mes qeverisë dhe opozitës.

Në postimin e OSBE të shpërndarë nga Kim theksohet se dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.

“Falënderojmë kryetarin për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara. Siç deklaroi Kryetari, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *