Dizajni material i Google së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe në sajtin desktop të Youtube. Konkretisht çfarë do të thotë kjo? Më shumë hapësirë të bardhë si dhe një temë në ngjyrë të zezë opsionale.

 

Youtube.com i ri funksionojnë nësoj me version e vjetor por ndërfaqja do të jetë më e pastër. Ju mund ta testoni që në këtë moment përmes youtube.com/new.

 

Google vazhdimisht ka përditësuar shërbimin me funksionalitete të reja por prej vitesh nuk ka parë një ridizejnim madhor ku tentativa më e prekshme në këtë drejtim ishte eksperimenti “Cosmic Panda.”

 

Dizajni i ri material pritej prej kohësh. Youtube kishte filluar testimet me versione të ndryshme pamjes prej një viti. Një zëdhënës i kompanisë tha se dizajni i ri do të jetë i disponueshëm në 2018-ën. /PCWorld Albanian

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *