E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhixho: PL më e bashkuar se kurrë, do të nxjerrim Ilir Metën kandidatin me më shumë vota në Tiranë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ftuar në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj ka folur për zgjedhjet e 11 majit, dhe garën politike.

Ajo tha se Partia e Lirisë është më e bashkuar se kurrë dhe do të punojnë fort për të nxjerrë Ilir Metën si kandidatin me më shumë vota në Tiranë, i cili ndodhet në listë të hapur në koalicionin “Shqipëria Madhështore”.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Sa ndikon përçarja e PD?

Reklamë

Xhixho: Unë mendoj se 99% e elektoratit të PD është bashkë. Unë mendoj se partitë e tjera duhet të ishin pjesë e koalicionit opozitar.

Borakaj: Po përçarja brenda PL?

Xhixho: S’ka brenda PL.

Hoxha: Po është zoti Endrit Brahimllari, Klevi Pojana?

Xhixho: Ka katër vjet që është larguar Klevi Pojana. PL dhe LSI është aprtia që ëhstë sulmuar dhe linçuar në mënyrë permanente. Pse? Sepse PL ose LSI ishte e vetmja parti që i mbijetoi ndryshimeve Kushtetuese të 2018-ës. Ne e kishim të thjeshtë të vazhdonim koalicionin me Ramën në 2017-të. Ishte kanabizimi i vendit që ne na vendosit të dalim në opozitë.

Borakaj: Çfarë ka ndryshe opozita sot nga 2021?

Xhixho: Të jesh sot opozitar është patriotizëm. Oferat që vijnë sot nga PS, ëhstë qëllim më vetvete. A i ke besuar vërtetë kauzat për inveneratorët. Di të them që PL është më e bashkuar se kurrë, dhe e mobilizuar më shumë se kurrë për të nxjerrë Metën më të votuarin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë