Subscribe

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj hodhi dyshime të forta mbi kohën e vënies në dispozicion shërbimit të kontrollit të brendshëm të urdhër-arresteve të lëshuara nga prokuroria për tre ish krerët e policisë së Vlorës. Xhafaj tha se ish zyrtarët e policisë nuk kanë qenë nën vëzhgim nga policia deri me datën 22 atëherë kur i janë dhënë urdhër-ndalimet e Gjykatës.

 

Reagimi i Ministrit të Brendshëm vjen në një kohë kur prokuroria mori fletë-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda me datën 21 nëntor. Mëngjesin e datës 22 rreth orës 10 e 30 akuza ia dërgoi aktet shërbimit për çështjet e brendshme e ankesat në ministrinë e brendshme. Në mbyllje i pyetur nga mediat se si janë marrëdhëniet mes ministrisë e prokurorisë Xhafaj u përgjigj kështu.

 

Për rastin një ditë më parë ministria e brendshme depozitoi në prokurori një kallëzim për dekonspirim të operacionit për ekzekutimin e fletë arresteve.

 

Ministria kërkon hetim të plotë për të gjithë personat që kanë pasur dijeni për operacionin përfshirë këtu dhe prokurorët. Nga ana tjetër organi I akuzës ende nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar se përse urdhrat e ndalimit të cilat mbanin datën 21 nëntor iu dërguan policisë një ditë me vonesë.

 

Jaeld Cela Gjergji Kohila e Sokol Bode vijojnë të mbeten në arrati por hetuesit dyshojnë se ata fshihen në Shqipëri. Ndonëse për ta ka të dhëna daljesh në sistemin Tims prokuroria dyshon se nuk mund të jenë regjistruar për hyrjet e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *