William Levy është një nga aktorët më të suksesshëm në Amerikën Latine. Karriera e tij nisi në telenovelën ‘Kujdes nga ëngjëlli’ në vitin 2008, përkrah aktores Maite Perroni. E që prej asaj dite, shkallët e karrierës  e  kapërcyen edhe në Hollywood.

 

 

Mbrëmjen e djeshme aktori kubanez, festoi ditëlindjen e tij të 37. Familja e tij, bashkëshortja Elizabeth Gutierres dhe dy fëmijët Kailey dhe Tophy, surprizuan aktorin.  Fëmijët I kishin përgatitur një tortë dhe nuk harruan t’i këndonin edhe këngën e ditëlindjes.

 

William Levy ka lindur më 29 gusht 1980 në Kubë. Në moshën 15 vjeçare, njerku I tij I dha leje për të emigruar drejt Amerikës. Levy  mori pjesë në Barbara Goleman në Florida, ku ai ndoqi pasionin e tij të fëmijërisë: bejsbollin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *