E hënë, 26 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Wieland: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi jo ide e mirë

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, në një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur se mundësia e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, nuk do të ishte ide e mirë.

 

Reklamë

Gjithashtu në këtë takim është diskuuar edhe në lidhje me sfidat me të cilat pritet të përballet Kosova gjatë vitit 2019.

 

Reklamë

Zëvendëspresidenti Wieland tha se arritja e një marrëveshjeje përmes ndryshimit të kufijve nuk do të ishte ide e mirë.

 

“Pothuajse fjalë për fjalë i thash kryeministrit tuaj se në momentin e parë që kam dëgjuar që njerëzit po propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar, por u ndjeva shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares Angela Merkel dhe të koalicionit tonë qeverisës që e sqaruan se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufijtë”.

 

Gjithashtu Wieland në fjalën e tij ka bërë thirrje të mos premtohen afate për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Ndërkohë që ka theksuar se nuk mund të thotë një gjë konkrete se kur mund të bëhet ndodhë një gjë e tillë, meqë disa qeveri nëpër Evropë ende nuk janë bindur për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Më shumë video

Reklamë