Përdoruesit e WhatsApp tani mund të bëjnë “mute” një chat përgjithmonë, falë një përditësimi të ri. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për njerëzit që duan të ndalojnë marrjen e njoftimeve nga një bisedë në grup, të cilin mendojnë se nuk është akoma momenti i duhur për të dalë.

 

Para kësaj, përdoruesit kishin mundësi ta bënin chat-in të “heshte” për një vit. Pasi të mbushej viti, njoftimet nga ky grup vinin sërish për t’ju bezdisur. Tani opsioni i heshtjes një-vjeçare është zëvendësuar me “Gjithmonë”. Për të përdorur këtë opsion, mjafton të ndiqen hapat më poshtë:

 

-Sigurohuni të keni përditësuar aplikacionin WhatApp;

 

-Klikoni në bisedën që doni të bëni “mute”;

 

-Mund të bëni “mute” bisedën në grup apo edhe vetëm me një person;

 

-Klikoni mbi emrin e bisedës në krye;

 

-Aty ju shfaqet opsioni “mute”;

 

-Klikoni aty dhe më pas klikoni “gjithmonë”.

 

Ekziston gjithashtu mundësia për të heshtur për tetë orë ose një javë një bisedë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *