Subscribe

Situata e tensionuar në pikat kufitare të veriut të Kosovës, vazhdon të sjell përplasje mes Prishtines dhe Beogradit zyrtar.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, komentoi me nota të ashpra reciprocitetin e targave që Kosova ka aplikuar ndaj Serbisë.

Mirepo Vulin I njohur në të kaluarën edhe për retorikat nacionaliste, këtë herë e ka kaluar cakun duke ka fyer kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke  përdorur termin  “budalla”.

Siç ka thënë Vulin për të ndezur luftën duhet vetëm një budalla dhe sipas tij ai person gjendet në Prishtinë, duke iu referuar kryeministrit, Albin Kurti.

 

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, tha Vulin , cituar nga  RTV.rs.

 

Vulin shtoi se Serbia nuk ka asnjë arsye përse të jetë e shqetësuar në mesin e kësaj situate.

 

“Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çfaredo prej tyre”, është shprehur Vulin.

 

Situata këtë të shtunë ka precipituar sidomos pas djegies nga serbet e veriut të dy institicioneve shteterore . Konkretisht është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e Komunës në Zubin Potok dhe po ashtu është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *