Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Tiranën në datat 7 dhe 8 mars.

 

Vizita është konfirmuar nga vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën për shtyp të mbajtur me homologun e tij Slloven, Borut Pahor në vizitën që ky I fundit kreu në Serbi të hënën.

 

Vizita e Vuçiç në Shqipëri do të zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit ku do të diskutohet për situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

 

Ndërkohë nga ana tjetër një pikë e nxehtë diskutimi në Samit pritet që të jetë dhe ajo e kufijve Kosovë-Serbi.

 

Kjo do të jetë vizita e dytë e Vuçiç në Shqipëri, por e para si president. Ai vizitoi Tiranën në vitin 2015, kohë kur ishte kryeministër i Serbisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *