Subscribe

Rrugët kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë në ditën e tretë që kur Kosova vendosi të zbatojë masën e reciprocitetit për automjetet me targa serbe.

Zyrtarët e Prishtinës insistojnë se vendimi është i drejtë. Kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë është ndalur tek tensionet në veri, duke theksuar se i vetmi person që dëshiron incidente është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

 

ALBIN KURTI

KRYEMIINSTER NE KOSOVE

 

“Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog. Edhe oferta jone publike është praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova.”

 

Në përfundim të mbledhjes, kurti ka komentuar deklaratën presidentit serb, i cili nje dite me pare kërkoi tërheqjen e trupave nga veriu.

 

“Cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta. Vërejta që ka shumë inat, vrer qe nuk i kontribuon deskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash ndaj Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën. Unë besoj qe Kosova dhe Serbia duhet të krijojnë raporte të mira”

 

Kreu i qeverisë i bëri thirrje protestuesve të zhbllokojnë rrugën.

 

“I ftoj kryetarët e komunave që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga. Ftoj edhe serbët të tërhiqen pasi e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre”

 

Kryeministri beri të ditur se ka diskutuar edhe me zyrtarët e brukselit, të cilët kanë kërkuar një takim me presidentin Vucic për të zgjidhur situatën.  Por takimi, sipas kurtit, është refuzuar nga pala serbe.

Ndërkohë,Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, në një postim në tëitter i bëri thirrje zyrtarëve të Prishtinës edhe Beogradit të ulin tensionet dhe ti kthehen dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *