Presidenti serb Alexander Vucic ka festuar fitoren jo surprizë të partisë së tij në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën një ditë më parë. Sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare serbe ka marre 63 % të votave, duke siguruar të paktën 190 vende në parlament.

ALEKSANDER VUCIC

KRYETAR I PARTISE PERPARIMTARE SERBE

“Ne fituam tmerrësisht bindshëm. Morëm më shumë se 2 milionë vota nga 3,3 milion qytetarë që dolën në votime. Sonte fituam një besim të jashtëzakonshëm nga qytetarët, si asnjëherë më parë.”

Partia Socialiste e kryesuar nga Ivica Dacic ka siguruar rreth 10,6 për qind të votave.

Ndërkaq në vendin e tretë, partia e krahut të djathtë, Lidhja Patriotike Serbe ka fituar rreth 4 për qind të votave. Partitë e tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet e 21 qershorit, kanë dështuar të kalojnë pragun për të hyrë në parlamentin prej 250 vendesh.

Ndërsa pjesa më e madhe e subjekteve opozitare e bojkotuan procesin duke akuzuar partinë në pushtet se e ka shndërruar sisteminn demokratik në një sistem hibrid dhe të korruptuar.

Sipas komisionit qëndror të zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte rreth 49 për qind, ndërsa 6,6 milionë qytetarë patën të drejtën e votës. Kjo është dalja më e ulët e qytetareve, krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në vitin 2016-te, ku pjesëmarrja ka qenë 56,7 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *