Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të enjtes në qytetin bavarez të Abensberg, ku një 39 vjeçar shqiptar nga Kosova u qëllua për vdekje dhe një 46 vjeçar u plagos rëndë.

 

Viktima dhe personi I plagosur dyshohet se janë vëllezër, ndërsa janë arrestuar dy agresorët që po ashtu janë nga Kosova.

 

Mediat gjermane, bëjnë me dije se viktima është Fatos L. dhe se ka pasur njohje me agresorët.

 

Sipas policisë, një nga agresorët hapi fillimisht zjarr mbi 39 vjeçarin e më pas pak minuta më vonë u dëgjuan të tjera të shtëna në të njëjtën zonë ku mbeti I plagosur vëllai I Fatos L.

 

Agresorët u larguan me menjëherë nga vendi I ngjarjes por u arrestuan pak minuta më vonë nga policia.

 

Dy agresorët nga Kosova 30 dhe 41 vjeç u arrestuan pa rezistencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *