E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq në SHBA, 4 persona humbin jetën

Katër persona humbën jetën në Hjuston, qyteti i katërt më i populluar në SHBA, i cili u godit nga një stuhi e fortë e shoqëruar nga erëra të forta uragane, sipas kryebashkiakut të saj.

“Fatkeqësisht ka katër të vdekur”, tha kryetari i bashkisë së Houston, John Whitmire, për Fox26 në një intervistë.

Ndonëse nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së katër personave, ato janë kryesisht për shkak të rënies së pemëve ose bllokimit në automjetet e tyre.

Shkollat ​​në këtë qytet me 2.4 milionë banorë do të qëndrojnë të mbyllura sot.

Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda dhe veçanërisht të shmangin shkuarjen në qendër të qytetit, i cili është i mbushur me mbeturina dhe xhama të thyer. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë