Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski është vrarë, teksa raportonte nga Kievi, kur automjeti i tyre ra pre e një sulmi.

 

“Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo ngjarje ndërkombëtare për Fox News nga Iraku në Afganistan e deri në Siri. Pasioni dhe talenti i tij ishin të pakrahasueshëm”, u shpreh shefi ekzekutiv i Fox News, Suzanne Scott.

 

Sakaq, kolegu i tij, Benjamin Hall, një korrespondent britanik, i cili mbeti i plagosur nga sulmi, është duke marrë trajtim në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *