Lideri i Shtetit Islamik dhe një nga njerëzit më të kërkuar në botë, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurajshi, është vrarë nga forcat speciale amerikane në veri-perëndim të Sirisë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili shtoi se urdhëroi këtë mision për ta bërë botën një vend më të sigurt. Bashkë me Al-Kurajshin raportohet të jenë vrarë dhe 13 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-SË

“Ekipi ynë është ende duke përpunuar të dhënat, por ne e dimë se ndërsa trupat ushtarake u afruan për të kapur terroristin, në një akt të fundit frikacake të dëshpëruar, pa marrë parasysh jetën e familjes së tij apo të tjerëve në ndërtesë, ai zgjodhi të hedh veten në erë, dhe jo vetëm, por shpërtheu eksplozive që shkaktoi shpërthimin e të gjithë katit e tretë.”

 

Ky është operacioni më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas atij të vitit 2019, vrasja e Abu Bakr al-Baghdadi.

 

Zyrtarët Amerikanë  njoftuan se u detyruan të ndërmarrin këtë operacion ndërsa grupi militant ISIS-it po përpiqet të ringjallet, me një seri sulmesh në rajon, përfshirë një sulm 10-ditor në fund të muajit të kaluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *