Subscribe

Duke marrë shkas nga protestat në Bjellorusi, presidenti Ilir Meta la të nënkuptohet se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Shqipëri kundër atyre që duan të dëmtojnë Shqipërinë.

 

Ilir Meta tha para gazetarëve se gratë e Shqipërisë janë më të forta se ato të Bjellorusisë. Ai paralajmëroi se ato do t’i bëjnë keqdashësit t’u duket e madhe edhe vrima e vrimës së miut.

 

“Tani mirë keq, ju e keni presidentin. Edhe sikur të mos e kishit presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në Shqipëri, jam i sigurt që gratë e Shqipërisë do ua kalonin atyre të Bjellorusisë. Se kur ngrihen dhe gratë e bjellorusisë në një regjim diktatorial që nuk e kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë e nënat e Shqipërisë, atyre që duan t’u bëjnë të zezën Shqipërisë, do u bëjnë të duket e madhe dhe vrima e vrimës së miut. Prandaj mos u shqetësoni, presidenti është këtu, unë nuk fle gjumë deri më 25 prill.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *