Strategjia e ndjekur nga Policia e Shtetit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, nuk është koherente, çka për pasojë ka bërë që Shqipëria të pushtohet nga bandat kriminale që eliminojnë kundërshtarët e tyre duke mos arritur të kapen nga drejtësia. Alarmi është ngritur nga ekspertët e çështjeve ligjore të cilët shprehet se tashmë duhet një reformim i thellë për mënyrën sesi uniformat blu gjurmojnë krimin duke arritur në parandalimin e ngjarjeve të rënda.

 

ERVIN KARAMUÇO

EKSPERT I ÇESHTJEVE LIGJORE

“Policia e Shtetit të reflektojë për metodat e reja. Fillimisht për metodat të identifikimit kriminologjik, pra shkaqet e këtyre ngjarjeje dhe më pas për një formë të re sesi duhet të reagojë. Me këtë mënyrë dhe me këto metoda aktuale nuk kemi gjë në vijë absolutisht.”

 

Sipas ekspertit, policia nuk duhet të keqpërdoret për aksione që nuk janë prioritet për luftën kundër krimit të organizuar, si për shembull prishja e objekteve pa leje në vijën bregdetare.

 

“Prioritet aktual nuk janë ato që ka vendosur policia. Nuk jemi ne përpara një risku të lartë për ndërtimet pa leje, qoftë edhe për fushatat e depistimit të zonave të riskut për kanabis. Tani ka ardhur koha që të shikojmë dy aspekte kryesore që po rrezikojnë jetën e qytetarëve që janë krimi i rrugës dhe krimi i organizuar, pasojat e të cilave po i  vuajmë çdo ditë.”

 

Sa i takon shkaqeve, Karamuço shton se janë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e kriminalitetit.

 

“Po rëndohet për shumë faktorë, si fundi i pandemisë, fillimi i lëvizjeve. Deri dje krimet ishin virtuale, tani kanë ardhur dhe janë përplasur fizikisht bandat dhe krimi i organizuar. Tani kemi mbivendosje të çështjeve që kanë me varfërinë pra me pamjaftueshmërinë e plotësimit të nevojave.”

 

Pavarësisht masave të marra nga policia, krimi në vend nuk ka të ndalur. Vetëm në 6 ditët e para të muajit qershor janë shënuar 6 viktima, mes tyre të vrarë nga bandat kapo dhe krimet brenda familjes.

 

EKSPERTET: PARANDALIMI KA DESHTUAR

 

“POLICIA DUHET TE APLIKOJE METODA TE REJA PER GODITJEN E KRIMIT”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *