Subscribe

Dalin pamjet e atentatit në Vlorë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Bledar Birçaj.

 

Siç shihet në pamjet e siguruara nga “Vizion Plus”, viktima po udhëtonte me mjetin “BMW X5”, kur një automjet tjetër po e priste e parkuar pranë një karburanti.

 

Sapo Birçaj mbërrin, 2 atentatorë dalin të maskuar dhe të armatosur nga makina, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 40-vjeçarit.

 

Teksa largoheshin, shihet gjithashtu se një prej autorëve i bie arma nga duart, por kthehet sërish për ta marrë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *