32-vjeçari Jetmir Bregu që ndërroi jetë këtë të diel pas një konflikti me armë zjarri në Durrës, kishte dy identitete. Mësohet se ai e kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin në Ilir Kuçi.

Viktima humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, ku pas një konflikti të çastit, Jetmir Bregu u qellua me breshëri nga një person ende i paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm forca të shumta policie, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve.

Po ashtu, uniformat blu kanë shoqeruar edhe disa persona që ishin në vendngjarje kur ndodhi vrasja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *