Gjykata e Tiranës dëgjoi kete te hene dëshmitë e 4 dëshmitarëve okularë në lidhje me vrasjen e Marvi Mihalit, ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ku dolën në pah detaje të reja.

 

Dy nga dëshmitarët, Xhulio Mema dhe Xhoslin Shata thanë se në vendngjarje kanë parë më shumë se një person me thikë, por për shkak të errësirës, nuk mund të dallonin fytyrat e tyrë.

 

Dy dëshmitarët hodhën akuza të rënda kur thanë se më herët kanë qenë nën presion në momentin që kanë dëshmuar para oficerëve të policisë gjyqësore.

 

Ata i thanë gjykatës se nuk i kanë ato se çfarë ishin shkruan në procesverbalet që kishin firmosur, dhe se një pjesë e atyre që ishin shkruar aty, nuk ishin përmendur në asnjë moment prej tyre.

 

Nga ana tjetër, Xhulio Mema i qëndroi deklarimeve se Armend Haxhiu, i kishte kërkuar të shkonin në vendin që i priste Dejvis Bitraj, personi që akuzohet se ka kryer vrasjen e Marvi Mihalit.

 

Ndërsa, dëshmitari tjetër, njëherazi edhe kushëriri i parë i të ndjerit, Xhoslin Shata deklaroi se ndodhej me Marvin, kur ky i fundit ishte telefonuar nga Armend Haxhiu. Edhe ky i fundit, dëshmoi sot para trupës gjykuese, deklarata e të cilin ishte kontradiktore me atë të dhënë më herët para oficerëve të policisë gjyqësore. Haxhiu tha se i kishte shitur një celular Dejvis Bitrajt, dhe se ky i fundit e kishte telefonuar për ti marrë edhe karikusin.

 

Sipas dëshmitarit, biseda që ai i kishte bërë ishte ofenduese. Haxhia deklaroi se kishte shkuar për të ulur gjakrat dhe ti jepte Bitrajt paratë e karikusit, por aty kishte nisur sherri.

 

Për ngjarjen e rëndë në qeli ndodhen Dejvis dhe Eugen Bitraj, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Klidens dhe Marsel Alla.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *