Subscribe

Operacioni i policisë mengjesin e sotëm në Shkodër ku janë angazhuar edhe forcat Renea ka shërbyer për të siguruar prova të rëndësishme për zbardhjen e vrasjes së pengit, Jan Prenga.

Policia e Shtetit tha se janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura në këtë qytet.

Si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes se ndodhur në 17 janar në rrugën “London” në Kamzë ku u mor peng dhe  më pas u vra Jan Prenga.

Ka dyshime të forta se urdhëruesit e marrjes peng të Jan Prengës janë një grup I fuqishëm criminal në Shkodër.

49 vjecari Jan Prenga pasi u mor peng është vrare dhe provat janë siguruar nga kamerat e bodrumit të resortit “Golden” në Shijak në pronësi të familjes Hajri.

Janë tre anëtarë të familjes Hajri të arrestuar ndërsa “truri” Altin Hajri është në kërkim.

Ne mesine atyre që janë në kërkim ndodhen tre shkodran dhe një vlonjat.

E gjithë ngjarje ka lidhje me pazaret e kokainës ku janë përfshirë disa grupe kriminale , mes të cileve edhe vëllai i viktimes që ndodhet në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *