Subscribe

Policia dha njoftimin paraprak në lidhje me atentatin në Tiranë ku u vra Santiago Malko, ish polic I patrulles së përgjithshme.

Sipas uniformave blu, autorët janë larguar drejt fshatit Ferraj ku kanë djegur edhe mjetin me të cilin kanë kryer vrasjen, një makine tip “Mercedes Benz”.

 

Policia bën të ditur se shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për konfliktet e mëparshme te Santiago Malkos ndërkohe që kërkohet edhe ndihma e qytetareve. Ata mund të telefonojnë në numrin 112 nëse kanë dijeni për rrethanat e krimi.

 

Njoftimi i policise:

 

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMË”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

 

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

 

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

 

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

 

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

 

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

 

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *