Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me masakrën në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.

 

Duke bërë përgjegjës shtetin, kryedemokrati dënoi postimin që kryeministri Edi Rama publikoi sot paradite në “Facebook”, për Velipojën turistike, postim i cili u fshi menjëherë.

 

Sipas Bashës, kryeministri rikonfirmoi gjunjëzimin e shtetit para krimit.

 

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *