Ngjarja e Laprakës ku humbi jetën 17 vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos 23 vjeçari Erion Bengo, ka sjellë dhe mesazhe prekëse nga radhët e familjarëve.

 

Vëllai i 17-vjeçares Briselda Gjikola përmes një mesazhi në mediat sociale i ka kushtuar një dedikim tjetër prekës së motrës.

 

Adoleshenti shkruan se Briselda për të ishte bota, ndërsa pas i la vetëm disa kujtime dhe një plagë të madhe në zemër.

 

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P”, shkruan i vëllai i 17-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *