Olsi Çekiçi, që këtë të enjte, masakroi me thikë nënën e tij, ka krijuar dy herë familje. Edhe pse me probleme mendore, ai është martuar dy herë dhe ka dy fëmijë me të dyja bashkëshortet.

“Vizion Plus” ka mësuar se 44-vjeçari ka qenë edhe në burg në Belgjikë, Greqi dhe Itali. Çekiçi i mori jetën nënës Firdes me thikë, duke i prerë kokën.

Gjithçka ndodhi në banesën e tyre. Olsi Çekiçi u arrestua nga policia. Ai është kartelizuar nga spitali i Pogradecit për problemet mendore që ka, por refuzonte mjekimet. Po ashtu, Çekiçi ishte përdorues droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *