Babis Anagnostopoulos do të dalë këtë të martë përballë trupës gjykuese, pasi u prangos për vrasjen e gruas së tij, Caroline.

 

Mediat greke shkruajnë se ai do të kërkojë falje për krimin e rëndë të ndodhur më 11 maj dhe do të përpiqet të bindë gjyqtarët se nuk e kishte planifikuar vrasjen e 20-vjeçares.

 

“Ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në polici. Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit dhe do të pasurojë dëshminë e tij”, tha njëri prej avokatëve të tij.

 

Ndërkohë, avokati tjetër i tij, Vassilis Spyrou njoftoi dorëheqjen e tij nga mbrojtja e 32-vjeçarit. Ai tha se nuk do të merret më me këtë çështje për arsye personale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *