Subscribe

42 mije te rinj socialiste vendosin kete te shtune per kryetarin e tyre dhe strukturat drejtuese. Ne te gjithe Shqipërinë, anëtaret e Forumit Rinor Eurosocialist i jane drejtuar kutive te votimit prej orës 8:00 deri ne oren 19.00 per te zgjedhur mes 8 kandidateve.

“Për të herë të parë, ky parim “një anëtar, një votë” aplikohet në një forum rinor politik shqiptar dhe i jep mundësinë çdo të riu pjesëmarrës në politikën e partisë socialiste të jetë pjesë e vendimmarrjes”.

Gara per kreun e Forumit Rinor Eurosocialist  nisi ne 20 mars duke iu dhene mundësinë te rinjve nga e gjithe Shqipëria per te marre pjese ne gare me emrin FRESSH Voice. Ne përfundim te ketij procesi u përzgjodhën 8 finalistet; Ana Abdi, Eljo Hysko, Elsamed Muka, Erjo Mile, Ermal Petushi, Jonida Spaho, Marinela Rukia dhe Shpati Kolgegës, te cilet presin sot verdiktin e te rinjve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *