Parlamenti miraton 5 ligjet baze te reformës ne drejtësi, por i vetmi ligj qe kaloi me konsensus ishte ligji per strukturën e posaçme antikorrupsion. Pas këtij momenti opozita, e cila i kishte bere te qarte se nuk ishte dakord me ligjet e tjera u largua nga séanca plenare, por maxhoranca nuk pati asnjë problem per t’i miratuar e vetme 4 ligjet e tjera. Ajo qe ra ne sy gjate seancës ishte tërheqja e shumicës ne momentet e fundit ne lidhje me ligjin për qeverisjen e sistemit te drejtësisë. Kjo shtyrje i jep nje mundësi te re maxhorances dhe opozitës per te negociuar ne mënyre qe te arrihet kompromisi per nje ligj qe Partia Demokratike kishte vendosur ta çonte ne Gjykatën Kushtetuese nëse miratohej këtë te enjte. Edhe pse te gjithë deputetet e PD votuan ashtu siç kishte vendosur grupi parlamentar ra ne sy mungesa ne séance ne momentin e votimit e Eduard Selamit, i cili ka pasur gjithnjë nje qëndrim ndryshe nga lidershipi i PD per reformën ne drejtësi. Një tjetër këndvështrim ndryshe është a i Majlinda Bregut, e cila gjykon se PD nuk duhet te ishte larguar nga Komisioni i reformës dhe duhet te jete me e qarte ne raport me partneret ndërkombëtare.

“Unë kam përshtypjen, kam frikën se kjo reforme në drejtësi ka nisur në fakt çuditshëm;  ka nisur me shumë manipulime dhe manipulimi më i madh është ky që duket sikur sot trimat dhe ata që nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi, janë në krahun e maxhorancës dhe të qeverisë dhe ky është krejtësisht një manipulim i pastër i opinionit publik, por që në fakt edhe qëndrimi ynë e ka ndihmuar disi dhe ne jami ata që paskemi probleme me reformën në drejtësi gjë që nuk është e vërtetë. Megjithatë unë them ka nisur me manipulime nuk di se si do të dalë deri në fund,  sepse sapo ka nisur reforma në drejtësi; do të ngrihen institucionet e do të ketë akoma rrugë të gjatë për të bërë. Por unë do të doja shumë që ne të dilnim në fund të këtij procesi po aq të nderuar sa është edhe qëllimi i opozitës. Por besoj se është e domosdoshme që gjatë gjithë kësaj kohe duhet të kemi një qartësi më të madhe në qëndrimin tonë edhe me partnerët ndërkombëtarë .”

Seanca plenare u shoqërua me debate te forta mes shumicës dhe pakicës per reformën ne drejtësi. Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha replikuan veçanërisht per dërgimin e ligjit te Vetingut ne Gjykatën Kushtetuese nga ana e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *