Opozita e Bashkuar doli në një konferencë për gazetarët për të bërë thirrjen e fundit ndaj mazhorancës që të mos votojë të hënën në seancën plenare ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat dhe koalicionet. Oerd Bylykbashi tha se kjo është një tentantivë e kryeministrit Edi Rama për të marrë një humbje sa më të lehtë në zgjedhje.

 

“Ndërhyrhjet e nesërme do të krijojnë konfuzion për mënyrën sesi do të funksionojë sistemi zgjedhor. E gjitha kjo bëhet për një qëllim. Si Edi Rama të reduktojë sa të ketë mundësi humbjen në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë truk nuk do të ndalë fundin politik të kësaj mazhorance dhe fitoren e opozitës. Nuk u garnatuan listat e hapura dhe po heq mundësinë që partitë politike të garojnë të lira në një koalicion që do të mundë PS. Opozita tashmë ka shpjeguar qartë qëndrimet e saj për këtë tentantvië të Edi Ramës për të ndryshuar rregullat që të mos humbasë zgjedhjet thellë. Sido të bëjë sistemin, opozita fiton zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet e nesërme nuk do të pengojnë fitoren e opozitës në asnjë rast. Është detyrë e Parlamentit që të mos kalojë atë draft.”

 

Kurse nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se me votimin e nesërm do të marrë fund shpresa e Shqipërisë për të hapur negociatat.

 

“Çdo akt i nesërm nuk është as më shumë dhe as më pak përgjegjësi e rëndë sepse në mënyrë të vullnetshme dhe me një strategji të mirëpërcaktuar varros integrimin evropian të vendit. Me votimin e nesërm, hapje negociatash nuk ka. Armiku i integrimit që mbajti peng integrimin shfaqet sërish sot me një strategji të re, por me një qëllim të vjetër, pengimin e integrimit. Ky është një akt i një mafiozi politik.”

 

Më herët, kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se Kodi Zgjedhor do të kalojë të hënën  në Parlament. Ai tha se ditët e dialogut dhe konsensusit kanë marrë fund.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *